Unioni "Stop Krimit"
Mobil: +355 683837777
  • twitter
  • googleplus
  • facebook
  • youtube
  • mail
  • Home
  • Rreth nesh
    • Stafi
    • Dokumente
    • Instituti i Trainimit
    • FOTO Galeri
  • Projekte
  • A.K.I.
  • SH.R.S.F. “SHQIPONJA”
  • FAQS
  • Aktivitete
  • Kontakt

Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit (AKI)

Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit (AKI) është në përbërje të UNIONIT “Stop Krimit” formësohet prej tri degësh:

  • Bashkëpunimi dhe Koordinimi
  • Anketimi dhe Studimi
  • Kërkimi dhe Identifikimi
  • Bashkëpunimi dhe Koordinimi
  • Anketimi dhe Studimi
  • Kërkimi dhe Identifikimi
Siguron informacionin e nevojshëm duke bashkëpunuar me shoqatat dhe organizatat analoge brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Gjykata e niveleve te ndryshme si dhe me institucionet e tjera brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të interesuara posaçërisht për mbrojtjen e të Drejtave te Njeriut.
Siguron informacionin e nevojshëm legal dhe konfidencial, falë lidhjes të vazhdueshme me komunitetet e ndryshme brenda dhe jashtë territorit, duke respektuar me rigorozitet ligjet ne fuqi, kodin etiko-moral të anketuesve. Kur del e nevojshme merr masa sigurie për ruajtjen fizike të anketuesve, shëndetin e tyre, për sa kohë janë përfshirë në procesin përfundimtar të anketës së tyre. Në mënyrë të veçantë mbahen lidhje të përhershme me mediat e shkruara dhe elektronike, duke grumbulluar, studiuar, analizuar dhe dokumentuar informacionet e përfituara, me përparësi: 1- për persona juridikë e fizikë, posaçërisht flitet për zhdukjen e personave të mitur, adoleshentë e femra brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, 2- Me iniciativë (proaktive) kur konstatojmë shkelje flagrante të të Drejtave te Njeriut, si kidnaping, rrëmbime personi, nxjerrje të detyruar te tyre me qëllim trafikimi apo prosituimi jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos kur ndaj tyre është ushtruar dhunë psikologjike ose fizike.
Në bashkëpunim me dy deget e tjera, përcakton filozofinë dhe strategjinë e kërkimit dhe identifikimit të atyre subjekteve shqiptarë ose të huaj, që i gjykon me përparësi për t’i bërë objekt emergjent i punës së saj.
Në zbatim të ligjeve dhe Kushtëtutës së Shqipërisë, si misionin dhe objektivat e UNIONIT, si dhe ato të shtruara nga konventat dhe marrëveshjet e organizmave ndërkombetare, ndërton punën për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur, ose të larguar në drejtim të panjohur, të subjekteve ndaj të cilëve është shpallur kërkimi për shkak të vendimeve gjyqësore, të precedentëve penalë dhe për shkak të rrezikshmërisë për komunitetin, të shpallur nga institucionet ligjzbatuese ose nga komuniteti dhe familjarët.

 

  • Konsulencë ligjore
  • Sensibilizim
  • Koordinim
  • Bashkëpunim
  • Kërkim-identifikim

Konsulencë ligjore

  • 299282Jep konsulence ligjore anëtareve të komunitetit shqipfolës kudo që ndodhen si në Shqipëri dhe në vendet e tjera ku janë rezidentë në emigracion.
  • Zhvillon trajnime në fushën e njohjes dhe të zbatimit të ligjit, organizon konferenca, workshope dhe informacione me interes për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
  • Jep konsulence ligjore në njohjen dhe zbatimin e ligjit, të drejtat dhe detyrimet para ligjit si shtetas dhe si antarë të unionit

Sensibilizim

8A4784Sensibilizim i agjencive shtetërore ligjzbatuese dhe opinionit publik

  • Ndihmon në sensibilizimin e organeve shtetërore ligjzbatuese dhe opinionit publik për domosdoshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
  • Ngre qendra rehabilimi për viktimat e trafikimit, të fëmijëve të rrugës dhe atyre në nevojë.
  • Përgatit dhe publikon një organ shkencor në fushën e parandalimit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
  • Ndihmon gazetarinë investigative në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër fenomeneve dhe rasteve të cënimit të komunitetit nga rreziku terrorist dhe fenomenet kriminale.

Koordinim

  • 58404_640Koordinimi i veprimeve dhe aktivitetet me filialet e Unionit “STOP KRIMIT” (USC) në vendet e tjera si dhe negocion për bashkëpunim të tyre me qendrat dhe organizatat ndërkombëtare homologe për shkëmbim informacionesh, eksperience, trajnime, workshope dhe leksione në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit global, krimit të organizuar dhe rrezikut të tyre në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë.
  • Përkrahje dhe ndjekje e zbatimit të programeve dhe projekteve të Unionit në filialet jashtë Shqipërisë.

Bashkëpunim

20333

  • Përfshirje e qytetarëve shqiptare të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, shtetit ligjor dhe komuniteteve nga veprimtaria e organizuar kriminale dhe terrorizmi duke i pranuar si anëtare të saj vullnetarë apo si aktivistë të kualifikuar.
  • Shkëmbim eksperience dhe bashkëpunim midis anëtarëve dhe qendrave homologe shtetërore si ato policore, shërbimeve sekrete si dhe agjencive private investigative brenda dhe jashtë vendit në drejtim të parandalimit të krimit.
  • Studime mbi shkaqet, dukuritë dhe fenomenet e lindjes dhe zhvillimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit në Shqipëri dhe në radhët e komuniteteve shqiptare në emigracion dhe dokumentim, parandalimit dhe luftë kundër tyre , brenda kornizave ligjore shqiptare dhe vendase, duke ruajtur privacinë e burimeve të informacionit.
  • Bashkëpunon për parandalimin e krimit te organizuar ndërkombëtar te mafies dhe terrorizmit , nëpërmjet shkëmbimit të përvojave mes anëtarëve dhe organet e tjera te sigurisë të vendeve te BE-së dhe jo-të BE-së sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi;
  • Analizave te statistikave, te dhënave dhe te projekteve ne fushat e sigurisë ndërkombëtare për një trajtim alternativ të problemeve shkencore që kanë të bëjnë me mbrojtjen kundër trafikimit të të miturve, në lidhje te birësimit, si në aspektin e shfrytëzimit seksual, për trafikun e organeve, për rekrutim në organizata kriminale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Bashkëpunim për mbrojtjen e te drejtave te grave , kundër shfrytëzimit seksual, vrasjet e femrave dhe dhuna gjinore
  • Ndihmon ne gjetjen e formave dhe metodave te reja të bashkëpunimit me Organizata dhe qendra të tjera homologe investigative kombëtare dhe ndërkombëtare për luftën kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit

Kërkim-identifikim

4629280Kërkimi dhe Identifikimi i personave të humbur apo të trafikuar në bashkepunim me organet ligjzbatuese, përcakton filozofinë dhe strategjinë e kërkimit dhe identifikimit të atyre subjekteve shqiptare ose të huaj, që i gjykon me përparësi për t`i bërë objekt emergjent të punës.

Mbi kete baze, ne zbatim te ligjeve dhe Kushtetutes, si dhe misionin dhe objektivat e UNIONIT dhe të agjencisë së tij të kërkimit dhe identifikimit (AKI), si dhe ato të shtruara nga institucionet nderkombetare, organizon punën konkrete për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur, ose të larguar në drejtim të panjohur, subjekteve, ndaj të cilëve është shpallur kërkimi, për shkak të vendimeve gjyqësore, të precedenteve penale, për shkak të rrezikshmërisë për komunitetet e ndryshme, të shpallur nga institucionet e ndryshme policore, juridike ose nga komunitetet e ndryshme si dhe familjarët.

back up
© Copyright 2022 Unioni "Stop Krimit"
  • Home
  • Projekte
  • Kontakt