UNIONI “STOP KRIMIT” është nje bashkim vullnetar ekspertesh me pervoje dhe te perkushtuar ne mbrojtjen e interesave kombetare dhe idealeve te Demokracise.
Misioni ynë eshte nxitja e nismave, studimi i prirjeve, ofrimi i rekomandimeve per hartimin dhe implementimin e strategjive te parandalimit te krimit ne shoqerine shqiptare, duke garantuar asistence te kualifikuar.
Ne synojmë qe permes veprimtarive, studimeve dhe rekomandimeve, te nxisim bashkepunimin, koordinimin dhe sensibilizimin e institucioneve te shtetit, shoqerise civile dhe qytetareve ne fushen e parandalimit dhe luftes kunder terrorizmit, krimit te organizuar, te bindur se marrja e pergjegjesive nga te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare eshte forma më e mirë dhe strategjia kryesore e parandalimit te çdo lloj krimi.
Kete e përmbushim duke vepruar si një organizatë jofitimprurëse, që nuk ndjek qëllime politike, duke zbatuar me korrektësi ligjet e shtetit dhe konventat ndërkombëtare.
Agjencia e Kërkimit dhe Identifikimit (AKI) është në përbërje të Qendrës Studimeve të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar dhe formësohet prej tri degësh:
1] Dega e Bashkëpunimit dhe Koordinimit siguron informacionin e nevojshem duke bashkepunuar me shoqatat dhe organizatat analoge simotra brenda dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise, me Avokatin e Popullit, Ministrine e Brendshme, Policine e Shtetit, Prokurorine, Gjykata e niveleve te ndryshme si dhe me institucionet e tjera brenda dhe jashte territorit te Republikes se Shqiperise te interesuara posaçerisht per mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut.
2] Dega e Anketimit siguron informacionin e nevojshem legal (te hapur) dhe konfidencial, falë lidhjes të vazhdueshme me komunitetet e ndryshme brenda dhe jashte territorit, duke respektuar me rigorozitet ligjet ne fuqi, kodin etiko-moral te anketuesve. Kur del e nevojshme merr masa sigurie per ruajtjen fizike te anketuesve, shendetin e tyre, per sa kohe ata jane perfshire ne procesin perfundimtar te anketes se tyre. Kjo ne menyre te veçante mban lidhje me median e shkruara dhe elektronike, duke grumbulluar, studiuar, analizuar, si dhe dokumentuar informacionet e perfituara, duke i dhene perparesi:
3] Dega e Kerkimit dhe e Identifikimit ne bashkepunim me dy deget e mesiperme, percakton filozofine dhe strategjine e kerkimit dhe te identifikimit te atyre subjekteve shqiptare ose te huaj, qe i gjykon me perparesi per t`i bere objekt emergjent i punes se saj.
Mbi kete baze, ne zbatim te ligjeve dhe Kushtetutes, si dhe orientimet dhe detyrat e Qendres dhe ato te shtruara nga mbledhjet e rendesishme dhe emergjente te institucioneve nderkombetare, organizon punen konkrete per kerkimin dhe identifikimin e personave te zhdukur, ose te larguar ne drejtim te panjohur, subjekteve, ndaj te cileve eshte shpallur kerkimi, per shkak te vendimeve gjyqesore, te precedenteve penale, per shkak te rrezikshmerise per komunitetet e ndryshme shpallur nga institucione te ndryshme policore, juridike ose nga komunitetet e ndryshme si dhe familjare.
“QENDRA SHQIPTARE E STUDIMIT DHE LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR” është me seli në Athinë, Greqi.
Përmbushja e objektivave të ndjekura nga Organizata:
Qendra e kryen veprimtarinë e saj në të gjithë territorin grek, dhe në të gjitha vendet ku ka komunitet emigrant shqiptar.
Në Unionin “Stop Krimit” (SCU) mund të aderojnë si anëtarë të gjithë ata shtetas shqiptarë, që pranojnë misionin, qëllimet dhe Statutin në tërësinë e tij.
Ata duhet të paraqesin një kërkesë, sipas rregullave te vendosura në Statut dhe pranohen ose refuzohen në momentin e paraqitjes së kërkesës.
Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve