Konsulencë ligjore
Jep konsulence ligjore anëtareve të komunitetit shqipfolës kudo që ndodhen si në Shqipëri dhe në vendet e tjera ku janë rezidentë në emigracion.
- Zhvillon trajnime në fushën e njohjes dhe të zbatimit të ligjit, organizon konferenca, workshope dhe informacione me interes për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
- Jep konsulence ligjore në njohjen dhe zbatimin e ligjit, të drejtat dhe detyrimet para ligjit si shtetas dhe si antarë të unionit
Sensibilizim
Sensibilizim i agjencive shtetërore ligjzbatuese dhe opinionit publik
- Ndihmon në sensibilizimin e organeve shtetërore ligjzbatuese dhe opinionit publik për domosdoshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
- Ngre qendra rehabilimi për viktimat e trafikimit, të fëmijëve të rrugës dhe atyre në nevojë.
- Përgatit dhe publikon një organ shkencor në fushën e parandalimit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
- Ndihmon gazetarinë investigative në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër fenomeneve dhe rasteve të cënimit të komunitetit nga rreziku terrorist dhe fenomenet kriminale.
Koordinim
Koordinimi i veprimeve dhe aktivitetet me filialet e Unionit “STOP KRIMIT” (USC) në vendet e tjera si dhe negocion për bashkëpunim të tyre me qendrat dhe organizatat ndërkombëtare homologe për shkëmbim informacionesh, eksperience, trajnime, workshope dhe leksione në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër terrorizmit global, krimit të organizuar dhe rrezikut të tyre në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë.
- Përkrahje dhe ndjekje e zbatimit të programeve dhe projekteve të Unionit në filialet jashtë Shqipërisë.
Bashkëpunim
- Përfshirje e qytetarëve shqiptare të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, shtetit ligjor dhe komuniteteve nga veprimtaria e organizuar kriminale dhe terrorizmi duke i pranuar si anëtare të saj vullnetarë apo si aktivistë të kualifikuar.
- Shkëmbim eksperience dhe bashkëpunim midis anëtarëve dhe qendrave homologe shtetërore si ato policore, shërbimeve sekrete si dhe agjencive private investigative brenda dhe jashtë vendit në drejtim të parandalimit të krimit.
- Studime mbi shkaqet, dukuritë dhe fenomenet e lindjes dhe zhvillimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit në Shqipëri dhe në radhët e komuniteteve shqiptare në emigracion dhe dokumentim, parandalimit dhe luftë kundër tyre , brenda kornizave ligjore shqiptare dhe vendase, duke ruajtur privacinë e burimeve të informacionit.
- Bashkëpunon për parandalimin e krimit te organizuar ndërkombëtar te mafies dhe terrorizmit , nëpërmjet shkëmbimit të përvojave mes anëtarëve dhe organet e tjera te sigurisë të vendeve te BE-së dhe jo-të BE-së sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi;
- Analizave te statistikave, te dhënave dhe te projekteve ne fushat e sigurisë ndërkombëtare për një trajtim alternativ të problemeve shkencore që kanë të bëjnë me mbrojtjen kundër trafikimit të të miturve, në lidhje te birësimit, si në aspektin e shfrytëzimit seksual, për trafikun e organeve, për rekrutim në organizata kriminale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Bashkëpunim për mbrojtjen e te drejtave te grave , kundër shfrytëzimit seksual, vrasjet e femrave dhe dhuna gjinore
- Ndihmon ne gjetjen e formave dhe metodave te reja të bashkëpunimit me Organizata dhe qendra të tjera homologe investigative kombëtare dhe ndërkombëtare për luftën kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit
Kërkim-identifikim
Kërkimi dhe Identifikimi i personave të humbur apo të trafikuar në bashkepunim me organet ligjzbatuese, përcakton filozofinë dhe strategjinë e kërkimit dhe identifikimit të atyre subjekteve shqiptare ose të huaj, që i gjykon me përparësi për t`i bërë objekt emergjent të punës.
Mbi kete baze, ne zbatim te ligjeve dhe Kushtetutes, si dhe misionin dhe objektivat e UNIONIT dhe të agjencisë së tij të kërkimit dhe identifikimit (AKI), si dhe ato të shtruara nga institucionet nderkombetare, organizon punën konkrete për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur, ose të larguar në drejtim të panjohur, subjekteve, ndaj të cilëve është shpallur kërkimi, për shkak të vendimeve gjyqësore, të precedenteve penale, për shkak të rrezikshmërisë për komunitetet e ndryshme, të shpallur nga institucionet e ndryshme policore, juridike ose nga komunitetet e ndryshme si dhe familjarët.