Unioni "Stop Krimit"
Mobil: +355 683837777
  • twitter
  • googleplus
  • facebook
  • youtube
  • mail
  • Home
  • Rreth nesh
    • Stafi
    • Dokumente
    • Instituti i Trainimit
    • FOTO Galeri
  • Projekte
  • A.K.I.
  • SH.R.S.F. “SHQIPONJA”
  • FAQS
  • Aktivitete
  • Kontakt

PARANDALIMI I PËRDORIMIT TË DROGËS NË SHKOLLA

Projekti: “PARANDALIMI I PËRDORIMIT TË DROGËS NË SHKOLLA”

“Shkolla nuk mund të riparojë të gjitha të këqijat e shoqërisë. Ajo ka për detyrë të riparojë vetëm një: të keqen e injorancës. Ne, si të rritur kemi përgjegjësi, që këto të këqija, t’i përballojmë së bashku me shkollën, mësuesit, komunitetet dhe tërë shoqërinë shqiptare.”

ABSTRAKT

Ne e vlerësojmë të një rëndësie të veçantë nisjen dhe nxitjen e veprimtarisë për parandalimin dhe luftën kundër përdorimit të drogës. Droga dhe përdorimi i saj nga moshat e reja, veçanërisht nga grupmosha shkollore është dhe mbetet një nga problemet e madha sociale dhe njëkohësisht e lidhur ngushtë me problemet e mëdha social-ekonomike të kohës së sotme dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Prej kohësh janë ndërmarrë një sërë nisma e projekte për përballimin e këtij problem, por përvoja e deritanishme dhe evidencat tregojnë që këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultatet që priteshin.

Ka një sërë arsyesh: ka mungesë të dhënash dhe kërkimesh mbi të cilat do të ndërtoheshin veprime, strategji dhe politika efektive; të dhënat dhe informacionet nuk janë analizuar dhe marrë sa duhet në konsiderate nga;ende nuk ka modele ose përafrime te përshtatshme për të ndihmuar nivelet vendimmarrëse për të vendosur dhe caktuar masa efektive për trajtimin e përdorimit të drogës dhe veçanërisht të atyre të moshës së mesme shkollore; periudha e gjatë e tranzicionit, vështirësitë social-ekonomike dhe krizat e identitetit rrisin në frekuencën e gjetjes së rrugëdaljeve tek përdorimi i drogave; pozicionimi i vendit tone në rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe nevoja e marrjes së masave për të penguar dhe luftuar këtë trafik, ka çuar në tërheqjen e vëmendjes nga përdoruesit e brendshëm dhe shpërndarja e drogave midis rinisë shkollore.

Duke u bazuar në misionin, objektivat dhe kualifikimet e anëtarëve të UNIONIT “STOP KRIMIT”, i kemi resurset njerëzore, aftësitë dhe kualitetet e nevojshme për të arritur me sukses qëllimin dhe objektivat e këtij projekti, duke dhënë kontributin tonë në minimizimin dhe eliminimin e një shqetësimi të tillë.

Ne besojmë se ky është një objektiv i arritshëm nëse bashkohen forcat, gjenden mjetet e nevojshme dhe forcat e profesionalizuara për zgjidhjen e këtij problemi delikat e të vështirë. Harxhimi i forcave, mjeteve dhe përpjekjeve në këtë fushë është me rëndësi, sepse ka të bëjë me kujdesin e shoqërisë për të ardhmen e saj, dhe është i lidhur ngushtë me problemet e sotme social-ekonomike dhe me përpjekjet për të parandaluar një nga shkaqet e përhapjes së krimit të organizuar.

Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë nxitje dhe veprimtari të vlefshme për krijimin e nismave dhe politikave efektive, ide dhe aksione konkrete për të mundësuar një reagim të integruar të shtetit, shoqërisë civile dhe komunitetit ndaj përdorimit dhe shpërndarjes së drogës në nxënësit e shkollave. Objektivi është që ta adresojë këtë veprim në mënyrë efektive dhe dinamike në katër fushat bazë të përballimit të problemit, në zbatimin e ligjit, parandalimin, trajtimin e zvogëlimin e dëmit dhe edukimin.

Edhe pse nuk ka ende studime dhe kërkime sistematike rreth toksikomanisë në Shqipëri, nga përvoja e deritanishme duket se fenomeni përbën një emergjencë dhe numri i të rinjve toksikomanë (sipas të dhënave të UNICEF) në Shqipëri është rreth 30-40.000 veta, nga të cilët 10.000 vetëm në Tiranë. Për t’iu përgjigjur shumëllojshmërisë së nevojave, është e domosdoshme të shtohen shërbimet të cilat duhet të jenë të shumëllojshme dhe të dobishme, ndërvepruese për të dhënë mesazhe të njëzëshme, që të lejojnë për përdoruesit kalime pa rrezik momentesh braktisjeje apo “zona hijeje” dhe të arrijnë në të gjithë territorin për të mos lënë boshllëqe të rrezikshme.

PËRFITUESIT!

Nxënësit e shkollave: grupmoshat 16-24 vjeç, të evidentuarat si më të vulnerablet ndaj përdorimit ët drogës dhe shpërndarjes së, por edhe persona të tjerë do jenë përfituesit kryesorë. Ata jo vetëm do të ndihmohen për të pasur një informacion më të plotë rreth drogave, do të ndjehen më të sigurt në mjediset e shkollave dhe do të prekin realisht kujdesin e shoqërisë ndaj tyre (mungesa e tij shpesh i shtyn në rrugën e drogës), do të rigjejnë mundësinë për tu shkëputur nga vartësia e saj dhe për më tepër nga kthetrat e grupeve kriminale përmes mbrojtjes ligjore, që e gëzojnë si të drejtë universale.

← KËRKIM I PERSONAVE TË TRAFIKUAR
KRIJIMI I Q.S.S.L.K.T.K.O. NË ATHINË, GREQI →
back up
© Copyright 2022 Unioni "Stop Krimit"
  • Home
  • Projekte
  • Kontakt