PROJEKT: “KËRKIMI, IDENTIFIKIMI DHE GJETJA E PERSONAVE TË HUMBUR E TË TRAFIKUAR”
Projekti ka për qëllim grumbullimin e informacioneve të dobishme dhe identifikimin përmes këtyre informacioneve të fëmijeve të humbur dhe të trafikuar në vendet fqinje e më gjërë dhe bashkëpunimin me organet e specializuara shtetërore, institucionet e misionet ndërkombëtare dhe me organizatat e kujdesit për fëmijët në kuadrin e Konventës 44 / 25 te 2 Shtatorit 1990 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB “Për të drejtat e fëmijëve” dhe “Rregullat standart minimum për administrimin e drejtësisë për fëmijët” (Rregullat Bejing), Rezoluta 40/33 e 29 Nëndorit 1985, për të mundësuar sjelljen e tyre pranë familjeve.
Bazuar në Kushtetutën e Republikës, në ligjet e shtetit shqiptar, në standartet ndërkombëtare dhe në misionin e Qendrës Shqiptare të Studimit të Luftës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, ky projekt do të shërbejë edhe për evidentimn e listës së plotë të fëmijëve të trafikuar dhe të përdorur nga krimi i organizuar, fëmijët që aktualisht ndodhen në burgje në vendet ku kanë emigruar apo janë trafikuar, edhe pë dhenien e ndihmës së përshtatshme juridike e profesionale për një gjykim të drejtë sipas konventave ndërkombëtarte për të drejtat e fëmijëve
Qëllimi ynë është që përmes kërkimit në informacionet e shtypit dhe të publikuara nga organet kompetente, në kontaktet me anëtarët dhe të interesuarit në degët tona nëpër rrethe, me sektorët e specializuar të Policise së Shtetit, me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorine e Përgjithshme, Ambasadat e akredituara në Tirane dhe ne Web të krijojmë database-n e nevojshme për katalogimin dhe identifikimin e të gjithë fëmijëve të humbur apoo të trafikuar. Rezultatet e kësaj faze do të krahasohen me të dhënat zyrtare për fazën e dytë që do punohet për gjetjen, marrjen kontakt dhe në fazen e tretë do të ndermerren hapat konkretë në vende për ndihmën e kualifikuar profesionale dhe asistencen juridike për t`i kthyer pranë familjeve të tyre.
Projekti do të fillojë me grumbullimin, sistemimin, studimin dhe katalogimin e të gjithë informacionit të disponueshëm nga burimet zyrtare dhe informale. Gjatë kësaj faze, do të funksionojë në mënyrë permanente një shërbim fulltime i marrjes së kontakteve telefonike dhe i plotësimit të kartelave për çdo të kërkuar të mitur, për çdo të humbur apo të trafikuar. Një numër telefoni “free” dhe nje adresë e-mail do të jetë në pritje për të lehtësuar marrjen e njoftimeve nga të interesuarit, familjarët dhe të afërmit.
Marrja e rezultateve të para në objektivat e fazës së dyte, shënon dhe fillimin e fazës së tretë, atë të bashkëpunimit me organet zyrtare shqiptare dhe të vendit ku ndodhet femija për ndihmën profesionale dhe juridike për kthimin në familjet e tyre. Ka fëmijë, të cilët në vendet ku ndodhen kanë probleme me drejtësinë, e për këtë u duhet ndihmë juridike, Sipas informacioneve që kemi kjo u mungon ose ka qenë e pamjaftueshme. Gjithashtu mjaft prej tyre janë ende nën ndikimin e trafikuesve e të tutorëve të krimit të organizuar, prandaj duhet edhe një suport profesional për t’i shkëputur prej tyre pa u dëmtuar.