… (dhe një analizë për mafian shqiptare)
marë nga gazeta Tirana Observer
Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale. Mafia ka një traditë dhe histori të gjatë.
Disa studiues theksojnë se fjala mafia vjen nga fjala arabe “mahias” që do të thotë guxim ose njeri i guximshëm. Po ashtu disa autorë të tjerë mendojnë se fjala mafia vjen nga fjala tjetër arabe “muafas” që do të thotë të kujdesesh, ti vësh nën mbrojtje anëtarët e familjes, të klanit, ti disiplinosh, ti kesh nën kontroll, etj. Në fjalorin siçiliano-italian të vitit 1868, fjala mafia shpjegohet si neologjizëm i cili do të thotë manifestim i trimërisë dhe guximit, ndërsa në fjalorin e botuar në vitin 1876 kjo paraqitet si sinonim për fjalën bandë-organizatë apo grup i fshehtë i organizuar për qëllime të caktuara.
Nga Mafia në Cosa Nostra
Sipas disa mafiozëve, emri i vërtetë i mafias është “Cosa Nostra” (Çështja Jonë). Disa kanë thënë, siç tha i penduari i mafias, Tommaso Buscetta, që emri “mafia” nuk është gjë tjetër veçse një krijim letrar. Për “burrat e nderit” që i përkisnin organizatës, nuk kishte nevojë ta emërtonin. Mafiozët prezantoheshin me njëri-tjetrin si pjesëtarë të Cosa Nostra ose “La stessa cosa” (E njëjta çështje), që do të thotë mafioz si ti. Vetëm bota e jashtme ka nevojë për një emërtim të saj, një formë të sofistikuar të “Cosa Nostra”.
Cosa Nostra është përdorur për herë të parë në vitin 1960, në Shtetet e Bashkuara nga Joseph Valachi, një mafioz i kthyer në dëshmitar shteti gjatë shqyrtimit të Komisionit Mc Clellan. Në atë kohë, u kuptua që ishte një emër i posaçëm i vendosur nga policia dhe i përhapur nga media. Në atë kohë, përcaktimi i emrit mori famë të gjerë dhe pothuajse e zëvendësoi termin mafia. FBI-ja madje shkroi një artikull të posaçëm për këtë çështje, duke e quajtur “La cosa nostra”. Në Itali, në fakt, termi “la” nuk përdoret kurrë për t’ju referuar mafias. Mafia ka përdorur shumë emërtime të tjera për të përshkruar veten gjatë historisë së saj si për shembull, The Honoured Society (Shoqëria e Nderuar). Mafiozët njihen tek njëri-tjetri si “Burrat e Nderit”.
Por, cilat janë grupet më të mëdha kriminale në botë dhe nga i kanë të ardhurat? Të ardhurat e grupeve të organizuara kriminale janë të vështira të përllogariten pasi ato vazhdimisht shpenzojnë shuma të mëdha për të fshehur pasurinë. Trafikimet e mafies fillojnë që nga armët te droga, nga grabitjet deri te trafikimi i qenieve njerëzore. Asgjë nuk është tabu për mafien në mbarë botën dhe shoqatat e organizuara të krimit. Ato tashmë janë të njohura për mizoritë e tyre në menaxhimin e operacioneve fitimprurëse.
Ja cilat janë 14 grupet më të rrezikshme mafioze në botë.
Organizimi
Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin. Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”. Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale. Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta. Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve.
Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të “Cosa Nostra”-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve. Shefat historikë të “Cosa Nostra”-s siçiliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano.
Organizata mafioze Ndrageta (Ndrangheta) ka eklipsuar prej kohësh fqinjen e saj mjaft të famshme Cosa Nostra-n siciliane. Në këtë mënyrë sindikata e krimit italian është kthyer një nga organizatat më të madhe mafioze në botë. Fitimet e saj nga importimi i kokainës dhe i bizneseve të tjera vlerësohet dhjetëra miliardë dollarë në vit. Në dallim nga Cosa Nostra, është më pak e ekspozuar në raport me politikanët dhe shërbimet sekrete.
Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735. “La Camorra” aktualisht vepron në 111 vende (përfshirë këtu qytete dhe provinca). Struktura e saj është e ngjashme me atë të “Cosa Nostra”-s, ku çdo familje zotëron një zonë të caktuar.
Me më shumë së 10 mijë të anëtarësuar, ata merrem me trafik droge, armësh, lojra kumari, grabitje e prostitucion. Ajo që të bën më shumë përshtypje për Jakuzan, mafian japoneze, është se kapot dhe shumë anëtarë të saj qarkullojnë të lirë. Ky grup kriminal, nga më të frikshmit dhe më të pasurit në botë, është unik: investon si në aktivitetet e jashtëligjshme ashtu dhe në ato të ligjshme. Origjina e Jakuzas është pak e qartë. Sipas gojëdhënave është formuar nga grupi i Ronin, samurajit pa padron, që i ofronin mbrojtje fshatrave nga banditët.
Solntsevskaya Bratva është një grup i decentralizuar dhe grupi është i përbërë nga 10 “brigada” pothuajse-autonome dhe veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Të ardhurat e grupit mbikëqyrën nga një këshill me 12 persona që “takohen rregullisht në pjesë të ndryshme të botës”. Grupi përllogaritet se ka rreth 9 mijë anëtarë dhe buka dhe djathi i tyre është droga dhe trafikimi i njerëzve. Mafia ruse merret me trafikimin e heroinës me origjinë nga Afganistani. Rregulli parësor është “të mos bashkëpunojë kurrë me policinë”. Nëse njëri prej anëtarëve të mafies ruse kapet nga policia, ajo e vret atë para se ai të lirohet, duke qenë se këto raste ata i llogarisin si një rrezik potencial për organizatën.
Operacionet e kryera nga policia i kanë lejuar ata të studiojnë fenomenologjinë e organizatave kriminale shqiptare në përshkallëzimet e tyre progresive, nga të cilat janë zbuluar disa elemente karakteristike të krimit shqiptar. Disa analistë kanë vënë në dukje se mafia shqiptare ka një profil të ngjashëm sociologjik me Ndrangetën: me bashkëpunëtorë që i përkasin të njëjtës familje, të njëjtin qytet apo edhe të njëjtën lagje. Bandat shqiptare kanë gjithashtu një tipar që të kujton klanin kalabrez, me një strukturë përgjithësisht horizontale (te Cosa Nostra organizimi është vertikal), brenda të cilit njihet vetëm lideri suprem duke qenë se personat e tjerë, anëtarë të bandës mund të zëvendësohen, shkruan Tirana Observer.
Ashtu si te Ndrangeta, edhe te mafia shqiptare, çdo familje ka kontroll të plotë në territorin që operon, dhe monopol të çdo aktiviteti, të ligjshëm dhe të jashtë-ligjshëm. Banda mafioze shqiptare mbështetet kryesisht tek lidhjet e gjakut dhe farefisnore. Lidhjet mes familjeve të ndryshme janë forcuar më tej nëpërmjet martesave. Duke qenë se ata janë shumë të lidhur me njëri- tjetrin është e vështirë të dalin të penduar (familjarë që dëshmojnë kundra familjes). Ajo që bie në sy është se si shqiptarët kanë zënë territoret të cilat i mbajnë nën mbikqyrje të rreptë dhe aty zhvillojnë një sërë aktivitetesh ilegale që e kanë bërë Shqipërinë udhëkryq të trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Këto organizata janë si një lloj klani, me bazë familjare, megjithatë të shpejta në kapjen e mundësive të ofruara nga globalizimi i tregjeve dhe për të kërkuar forma të ndryshme bashkëveprimi. Klanet shqiptare, edhe pse jo të gjitha janë të organizuara mirë, kanë rregullat e tyre të brendshme, me metodat e nënshtrimit, me Omerta-n (kodin e heshtjes) etj, mjaft të ngjashme me organizatat mafioze kryesore. Mafia shqiptare është e ngjashme me mafiat e tjera jo vetëm në karakteristikat reale “mafiogjene” por edhe në format e gangsterizmit urban, banditizmit dhe në karakterin multi-etnik. Kjo të kujton Ndragetën kalabreze, si organizatë që vepron në bazë të lidhjeve etnike ose familjare shumë të ngushta. Ata përdornin metodat e dhunshme dhe më brutale për të siguruar dominimin ndaj grupeve të tjera.
Organizata gjithashtu përfshin një strukturë të caktuar në zona të ndryshme të Europës, të përbërë nga njerëz që jetojnë përgjithmonë në lëvizje, të ashtuquajturit trafikantët, përgjegjës për transportin e drogës. Në fund janë dhe korrierët, që janë materialisht përgjegjës për shpërndarjen e drogës, por që kanë një profil më të ulët. Dhe pas tyre vijnë tregtarët që shumë rrallë janë shqiptarë. Udhëheqësit qëndrojnë pothuajse gjithmonë në vendin amë, ku ata japin udhëzime. Vazhdimësia e strukturës sigurohet më pas nga një seri qelizash operative që kanë arritur me kalimin e viteve të marrin lejen e qëndrimit në territore të ndryshme kombëtare, në të cilat ata veprojnë dhe që përbëjnë pikën themelore të përshtatshme për trafikantët.
Policia thekson se organizatat duken shumë të vendosura, të përbëra nga individë të dhunshëm që shumë rrallë pendohen dhe të lidhur ngushtë me grupet e banorëve në Shqipëri. Ajo që është interesante në raportin kriminal të Ministrisë së Brendshme italiane, është fakti që në organizatat kriminale shqiptare, është parë një rritje e pjesëmarrjes së grave, madje edhe në poste drejtuese. Ndryshe nga e kaluara ku shqiptarët njiheshin gjerësisht si të lidhur me prostitucionin, tani ata janë tepër aktivë në grabitje të armatosura, trafik droge e krime të tjera.